Aktualitet

Fushë Krujë/ Rrahman Rraja përplaset me anketuesen: Largohu, mashtruese!














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:57 - 25/04/21 |
mapo.al

Deputeti socialist Rrahman Rraja ka debatuar paraditen e sotme në qendrën e votimit në fshatit Bubq, Fushë-Krujë, me një nga anketuesEt e Exit Poll, duke i thënë mashtruese.






Në këtë debat është përfshirë gazetarja e Ora News, e cila i ka kujtuar Rrajës se anketuesja në fjalë, e larguar me fyerje, ka autorizim për të qëndruar në qendrën e votimit.


Duket se, deputeti socialist e ka mohuar sulmin verbal.







Biseda mes Rrahman Rrajës dhe gazetares së Ora News:



Rrahman Rraja: Ku ta di unë se ju nuk e shtypni butonin për PD-në. Ata janë studentë, po kush ma mbush mendjen mua?!



Gazetarja: Ata nuk  ardhur t’ju mbushin mendjen juve…

Rrahman Rraja: Më erdhën mbrapa.

Gazetarja: Vajzën e keni larguar ju

Rrahman Rraja: Unë i kam thënë largohu.

Lexo edhe :  Basha në Kuvend: Qeveria ndali dhunshëm ndryshimin, e thotë OSBE/ODIHR

Gazetarja: I keni thënë vajzës mashtruese.

Rrahman Rraja:  Nëse i kam thënë se je mashtruese , unë dorëzoj mandatin dhe jap dorëheqjen. Unë i thashë që të dilni nga këtu atje.

Gazetarja: Janë të autorizuar të qëndrojnë në ambientet e votimit. Vajza nuk ka ardhur për fushatë.

Rrahman Rraja:  Ashtu tha fshatari, që ka ardhur për fushatë.

Gazetarja: Vajza është kërcënuar, dhe ju i keni thënë se është mashtruese.

Rrahman Rraja:  Çfarë të keqe ka po të rrijë këtu dhe jo atje.

Gazetarja: Ka autorizim.

Risjellim në vëmendje se menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit,  Ora News në bashkëpunim me Antonoi Noton do të nxjerrin exit pollin që do t’i njohë shqiptarët me fituesit e zgjedhjeve parlamentare.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas