Aktualitet

Fushë Krujë- Shpërthen tritoli në oborrin e një banese, shoqërohen disa persona














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:30 - 09/03/21 |
mapo.al

Një sasi e vogël lëndë plasëse ka shpërthyer në oborrin e një banese në fshatin Halil në Fushë Krujë.





Policia bën me dije se banesa është e pabanuar ndërsa janë shoqëruar disa persona të dyshuar, të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.


Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të shpërthimit.





Fushë Krujë/Informacion paraprak



Më datë 09.03.2021, në orën 21:50, në fshatin Halil, Fushë Krujë, në oborrin e banesës së pabanuar të shtetasit A. P., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, nga e cila ka vetëm dëme materiale.


Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona të dyshuar të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas