Ka dalë sërish në shitje (për të tretën herë) fustani i famshëm blu i Princesh Dianës.
Ky fustan është dizenjuar nga Victor Edelstein dhe u vesh për herë të parë nga Lady Diana në vitin 1985 në Shtëpinë e Bardhë, kur ajo kërceu me John Travolta-n.
Ky vallëzim u përshkrua nga aktori si një eksperiencë e rrallë.
Nuk është hera e parë që ky fustan del në ankand. Rasti i parë ka qenë në qershor të vitit 1997, vetëm një muaj pas vdekjes së princesësh, ku u shit 100.000 paund dhe paratë u dhanë për bamirësi.
Hera e dytë ishte në mars të 2013-ës. Fustani u ble nga një britanik me vlerën e 240.000 paundve si dhuratë për bashkëshorten e tij.
Fustani ka dalë sërish në ankand, por këtë herë vlera është akoma më e madhë. Ai do të shitet për 350.000 dollarë.