Kryesore

Futboll amerikan














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:09 - 07/07/19 |
mapo.al

Shtetet e Bashkuara të Amerikës fituan kampionatin botëror të futbollit për femra duke mundur Holandën në finale me rezultatin 2-0. Veterania amerikane, Megan Rapinoe ishte lojtarja më e mirë, kurse amerikanët ishin favoritë. Për herë të parë, Botërori i Femrave shënoi rekord audience, por amerikanët provokuan jo pak debat, sidomos kur deklaruan se do ngrenë një padi në arbitrazh pasi paguhen shumë më pak se homologët meshkuj






Ekipi i Yjeve dhe Vijave u bë vendi i dytë që mbrojti me sukses titullin e Kupës së Botës për Femra, pasi Gjermania e bëri këtë gjë në vitin 2007. Por skuadra e tyre e shkëlqyer ka gjeneruar jo pak tituj edhe jashtë fushës, njësoj si brenda saj, në një këtë turne befasues me 52 ndeshje.


Rapinoe pushtoi faqet e para gjatë turneut, pasi deklaroi se do ta refuzonte një ftesë hipotetike për në Shtëpinë e Bardhë, për çka ajo u kritikua nga presidenti i SHBA, Donald Trump. “Fito njëherë, pastaj flasim,” tha presidenti.







Skuadra amerikane u akuzua për arrogancë- madje u tregua edhe e pasjelleshme kur sulmuesja Alex Morgan festoi golin në gjysmëfinale kundër Anglisë, duke pretenduar se po pinte nga një filxhan kafeje- një referencë ironike për britanikët. Megjithëse shkaktoi shumë zemërim në ishull, në fund ky vetëbesim i amerikanëve ishte plotësisht i justifikuar nga performanca.

Lexo edhe :  Bumçi: Europa s’e mbështet vendimin e SHBA për shpalljen e Berishës “non grata”



Fitorja e tyre me rezultatin 2-0 përpara një turme prej 57.900 personash në ‘Stade de Lyon’ në Francë bëri që të ngrenë trofeun për herë të parë në Europë, pas triumfeve në Kinë, në tokën e tyre dhe në Kanada.



SHBA vendosi një rekord pasi shënoi 26 gola në shtatë ndeshje në Francë, kurse 34-vjeçarja Rapinoe u bë lojtarja më e madhe më moshë që shënon në një finale.

Analistët e futbollit thonë se skuadra kombëtare e femrave të Shteteve të Bashkuara hyri në ndeshje si favorite për titullin kampion, për shkak të përgatitjes dhe përvojës së tyre më të madhe se sa skuadra holandeze.

Një nga lojtaret më të mira amerikane, Megan Rapinoe, që i hapi rrugën për fitore skuadrës amerikane në gjysmëfinale ndaj skuadrës britanike, shënoi golin e parë për amerikanët në një gjuajtje me penallti në minutën e 61-të. Pastaj lojtarja Rose Lavelle shënoi një tjetër gol në minutën e 69, duke vulosur fitoren e skuadrës amerikane.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas