Aktualitet

Futboll/ E shtuna e pretendentëve për titull














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:15 - 14/09/19 |
ro ot

Sot është një e shtunë e nxehtë për futbollin europian. Kalendari mesa duket ka rezervuar surprizë të fortë, pasi të gjithë ekipet e mëdha në kampionatet më të ndjekura, zbresin sot në fushë, duke e lënë ditën e nesërme, të Dielën, më të vakët. Pjesa më e madhe e skudrave pretendente për tituj në kampionate luajnë në fushën e tyre.






Kështu, gjithçka nis në orën 13.00 në Bernabeu, ku Reali i Madridit pret Levanten. Në darkë, Barcelona po në fushën e saj, do të presë Valencian. Ndërsa Atletiko Madrid ka transfertë pasdite në fushën e Real Sociedad.


Madrilenët dhe katalanasit nuk e kanë nisur mirë kampionatin, që udhëhiqet aktualisht nga Atletico Madrid me 9 pikë të plota nga 3 ndeshjet e para.







Në Angli, e shtuna e zjarrtë nis në orën 13.30 me Liverpulin që do të ketë në Anfiled ekipin e Newcastle. Manchester United pret Leicesterin, më pas Totanham- Crystal Palace, ndërsa Manchester City do të përballet në fushën e Norwich.




Premier League kryesohet nga Liverpul që ka aktualisht 12 pikë të plota nga 4 javët e para.



Në Seria A, ka përballje të forta. Në orën 15.00 Fiorentina do të përballet me kampionët në fuqi, me Juventusin, në fushën e saj. Napoli pret në San Paolo, Sampdorian, ndërsa në darkë, Interi do të përballet me Udinesen.

Në Itali udhëheq Interi, pas dy javëve të para për shkak të golavarazhit.

Në Bundesligë, Dortmundi pret në drekë Leverkusenin, dhe në orën 18 e 30 besohet do të jetë ndeshja më e bukur e javës, ajo mes Leipzig dhe Bayern Munchen. Në krye të kampionatit qendron pikërisht Leipzig, që ka marrë 3 fitore në 3 javët e para.

1


Etiketa: , , ,

Pas