Në bardhësinë e fushës, në një sfidë të akullt, për të ndezur sapo pak ambientin mendoi Jurgen Bardhi pas vetëm katër minutash lojë.
I harruar në zonë, në zhvillimet e një goditje këndi, sulmuesi më kokë, arriti të kalojë Partizanin në avantazh.
Ky ishte thjeshtë një start perfekt por për të bërë dhe më të lehtë këtë transfertë përballë Skënderbeut mendoi Solomon tre minuta më pas. I shërbyer nga Asani në zonë, sulmuesi me një goditje të bukur me kokë dërgoi topin në rrjetë duke dyfishuar shifrat.
Skënderbeu rikthehet në lojë në minutën e 65 kur Mensah ngushton diferencën. Rezultati nuk ndryshon deri në fund, teksa Partizani me tre pikët e marra sot ngjitet në vendin e dytë me 23 pikë. Vllaznia kryeson kampionatin me 32 pikë pas 14 javësh të luajtura.