Sot dy prej ekipeve më të mira në botë, përballen për herë të parë këtë sezon në Angli, në orën 17 e 30.
Manchester City, pret kampionët në fuqi, teksa nuk e ka nisur si duhet sezonin dhe aktualisht pas javëve të para gjendet në mes të tabelës së renditjes.
Liverpool është mjaft në formë dhe në temp me treshen e artë sulmuese, dhe po mundohet të adoptohet në reparin e mbrojtjes me mungesën e Van Dijk.
Aktualisht, Premier League udhëhiqet nga Southampton.
Në mesditë në Itali vjen pëballja e javës, ajo mes Lazios dhe Juventusit.
Lazio këtë sezon duket se nuk ka shkëlqimin e një viti më parë, megjithatë, ngelet në vitet e fundit rivali kryesor i kampionëve.
Seria A për momentin kryesohet nga Milani dhe Juve gjendet në vendin e tretë.
Dje kishte emocione në La Liga, ku Barcelona mori fitoren e parë në kampionat në javën e pestë.
U desh ardhja e Mesit në pjesën e dytë, që katalanasit të mposhtin Real Betis, me rezultatin 5 me 2.
Në Bundesliga, Dortmund nuk mundi të fitonte superderbin me Bayern, dhe talenti Haland nuk mjaftoi.
Është pikërisht Levandovski që bën punë e tij si duhet dhe bavarezët fitojnë me rezultatin 3 me 2, duke u ngjitur në krye të tabelës.
Etiketa: derbi, Lazio-Juventus, Man City-Leverpool, Premier League, Seria A