Sport

Futbolli mungon por jo ngacmimet, Arsenali me postim epik në Twitter!





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:27 - 15/05/20 |
mapo.al

Futbolli po mungon prej më shumë se dy muajsh, por optimizëm ka, pasi shumica e kampionateve kryesore në Europë, pritet të rifillojnë. Kështu do të ndodhe edhe me Premier League, për të cilën ka dhe një datë paraprake fillimi.


Edhe pse ka pasur një pauzë të gjatë, faqet zyrtare të klubeve nuk kanë qëndruar pasive, duke ngacmuar shpeshherë rivalët. Ekipi i Arsenalit ka bërë një postim shumë ngacmuar, duke “sulmuar” direkt trajnerët e ekipeve kundërshtare në elitën e futbollit anglez.


Faqja zyrtare e “Topçinjve” në Twitter ka postuar një foto të Arsene Wenger të ulur në shkallët e tribunave, i vetëm, me mbishkrimin: “Wenger me të gjithë trajnerët që e kanë fituar Premier League të pamposhtur”.


Një postim epik, ndërsa rekordi i Arsenali si klubi i vetëm në Angli që e ka fituar titullin pa asnjë humbje (26 fitore 12 barazime), mbetet ende në fuqi.



Etiketa: , ,

Pas