Aktualitet

“Futbolli në grevë”/ Liga rishikon kërkesat kundrejt qeverisë, bojkoti vazhdon








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:30 - 21/09/20 |
mapo.al

Futbolli mbetet në grevë kundër qeverisë. Presidentët e Superligës vijojnë të jenë të bashkuar në qëndrimin e tyre, edhe pas mbledhjes së sotme me të deleguarin e qeverisë Fidel Ylli.


Vetëm se këtë herë do të rishohin katër kërkesat, kryesisht me natyrë financiare dhe fiskale, për t’ia dërguar më pas sërish kryeministrit Edi Rama. Presidenti i Ligës, Edvin Libohova theksoi se bojkoti do të vazhdojë deri në momentin e realizimit të kërkesave.


“Ramë dakord për të dërguar të gjithë komentet mbi katër kërkesat që kemi bërë. Do të kthehem përsëri mbrapa për t’i përgatitur dhe për t’i nisur. Përshëndesim deklaratën e zotit Ylli që qeveria është e gatshme për të realizuar kërkesat dhe që është në sinkron me ne. Ne do të vazhdojmë me procedurat, do të shohim në dinamikë situatën si do të shkojë. Situata nuk pritet me thikë sot, po e ndjekim gjithë pasditen. Bojkoti? Sigurisht që vazhdon”, u shpreh Libohova.


Deri më tani nuk janë luajtur dy javë kampionati. Gjithçka nisi pas arritjes historike të futbollit shqiptar, kualifikimit të parë dhe të vetëm në finalet e EURO 2016.


Kërkesat e klubeve i janë dërguar në rrugë zyrtare Këshillit të Ministrave dhe Parlamentit, por nuk kanë marrë ende një përgjigje. Ndër kërkesat e tyre kryesore janë: miratimi i një ligji sponsorizimi, reduktimi i TVSH-së nga 20 në 6%, fshirja e gjobave nga detyrimet tatimore dhe zgjatja e përjashtimit nga tatim fitimi për lojtarët deri në 10 vite.


LEXO EDHE:

Bojkoti i kampionatit, jehonë në mediat italiane: Kaos në Shqipëri


Etiketa: , ,

Pas