Aktualitet

Futbolli shqiptar në zi, humb jetën 18-vjeçari i Skënderbeut





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:25 - 31/05/20 |
mapo.al

Futbolli shqiptar në zi. Mbrëmjen e djeshme është ndarë nga jeta ish-lojtari i të rinjve të Skënderbeut, Dorian Tahirllari.


Futbollisti më shumë se një vit më parë, zbuloi se vuante nga tumori malinj në stomak, shtyllën kurrizore dhe në veshka, teksa kërkoi ndihmën e njerëzve për të kryer operacionin.


Megjithatë pavarësisht vuajtjeve të mëdha dhe kurimeve, Doriani nuk ia doli dot ta kalojë përfundimisht këtë sëmundje.


Mbrëmjen e djeshme, 18-vjeçari ka ndërruar jetë, duke sjellë një pikëllim shumë të madh tek të gjithë njerëzit që janë njohur me rastin e tij.



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas