Teksa na ndajnë vetëm dy ditë nga zgjedhjet më 25 prill, edhe futbollistët e kombëtares kanë dhënë mesazhin e tyre në mbështetje të Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës.
Bëhet fjalë për Taulant Xhakën, Migjen Bashën, Mërgim Mavrajn, Ergys Kaçen, Ansi Agollin dhe Eros Grezdën të cilët përmes një video-mesazhi nga shetet ku jetojnë përsërisin thirjen për ndryshim, jo vetëm për të mirën e Shqipërisë, por kësaj rradhe për të mirën e sportit vendas.
“Për të mirën e Shqipërisë, për të mirën e sportit, votoni Ndryshimin”, shprehen djemtë e kuq e zinjve.