Sport

Futbollistët në Angli kundër klubeve për t’u stërvitur





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:50 - 13/05/20 |
mapo.al

Futbollistë të shumtë të skuadrave angleze kanë dalë kundër klubeve të tyre për të rinisur stërvitjet.


Pavarësisht miratimit të qeverisë për të zhvilluar përgatitjet në mënyrë kolektive prej 18 majit, futbollistët do të duhet ende të kujdesen për rregullat e distancimit, gjë e cila i shqetëson për t’u stërvitur si duhet.


Shumë prej tyre nuk pranojnë të zbresin në fushë përpara se situata me pandeminë të jetë normalizuar, ndërsa një nga kërkesat ishte karantinimi vetëm i personave të cilët mund të rezultojnë të infektuar dhe jo izolimi i gjithë skuadrës.


Në Angli nuk do të zhvillohet asnjë aktivitet sportiv përpara datës 1 qershor. Data e mundshme e rifillimit të Premier League është parashikuar 12 qershori.



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas