Kapiteni i Quingentole Dimitri Roveri 28 vjeç, ka ndërruar jetë gjatë ndeshjes Casalpoglio-Quingentole.
Ai u rrëzua përtokë në minutën ‘20 të lojës, teksa thuhej se pësoi një atak kardiak.
Ndërhyrja e ekipeve të urgjencës ka qenë e menjëhershme, por futbollisti nuk jepte sinjale. Ngjarja ka ndodhur në sy të familjes.
Aty ndodheshin nëna e Dimitrit, babai i tij Angelo, një ish-lojtar i Serisë A dhe motra e tij Nicol, presidente e ekipit, të cilët nxituan menjëherë në fushë për t’i bërë të vëllait një masazh në zemër, përpara se të vinin mjekët.
Kur u duk se kishte disa shenja të lehta rikuperimi, lojtari u stabilizua, dhe u transportua me helikopter në San Raffaele ku iu nënshtrua menjëherë një operacioni delikat.
Megjithatë ai nuk ia doli dhe ndërroi jetë në spital.
Një lajm që shtoi më shumë hidhërimin ishte së Dimitri do të bëhej baba së shpejti.