Ai është një nga futbollistët më të talentuar shqiptar, i cili ka rënë në sy gjatë ndeshjeve të kombëtares shqiptare për aftësitë e tij të mira dhe lojën e bukur që ka luajtur.
Bëhet fjalë për Ergys Kaçen i cili ditën e sotme ka ndarë një lajm shumë të bukur me ndjekësit e tij, ku ka treguar se është bërë baba për herë të dytë.
Ai e ka dhënë lajmin në instagram teksa ka publikuar një foto ku shfaqet bashkëshortja e tij se bashku me vajzën e porsalindur.
Pranë saj Ergysi ka shkruar: “Mirëserdhe princesha ime” .