fbpx

ShowBizz

Futbollisti i Kombëtares, pjesë e kastit në filmin e Bes Kallakut






               Publikuar në : 15:54 - 11/09/19 |
mapo.al

Aktori i humorit Bes Kallaku u ka komunikuar së fundmi ndjekësve në “Instagram” se pjesë e kastit të aktorëve në fimin e tij komedi “Falco” do të jetë edhe futbollisti i Kombëtares, Sokol Cikalleshi.


Ai e ka ndarë lajmin përmes një fotoje ku të dy shihen pjesë të një skene të improvizuar. “Presidenti i KF Laçi, Falco Laçjani sapo mbylli transfertën e radhës për ekipin e Laçit. Falco vjen së shpejti”-ka shkruar Besi krahas fotos, duke lënë të kuptohet se Cikalleshi do t’i bashkangjitet në aktrim emrave si Arben Derhemi, Albano Bogdo, Olsi Bylyku, Enca Haxhia, Bleona Qereti, etj…



Risjellim në vëmendje se “Falco” do të sjellë për shikuesit në nota komike jetën e një hajduti profesionist. “Do të jetë aktuale, përsa i përket Shqipërisë dhe Kosovës”– ka thënë Bes Kallaku në lidhje me të.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas