Sport

Futbollisti i Premier League që ka frikë të hapë Instagramin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:47 - 29/07/20 |
mapo.al

Një futbollist i Premier League ka thënë për CNN se ka frikë që të hapë Instagramin për shkak të mesazheve raciste që merr.


Rrëfimi vjen nga Wilfried Zaha, sulmues i Crystal Palace, i cili mesazhe raciste ka marrë madje edhe nga një 12-vjeçar që u arrestua nga policia.


Zaha shton se ka hequr edhe Twitter-in nga celulari, pasi nuk duron dot të shikojë mesazhet raciste që i dërgojnë.


“Është vështirë të qëndrosh në Instagram kur je një futbollist me ngjyrë. Të merr frika të shikosh “direct message” sepse çfarë nuk gjen aty. As Twitter nuk kam më sepse është e sigurtë që do të të ofendojnë, sidomos pas ndeshjeve. Ai 12-vjeçari që më shkroi mua, i ka shkruar edhe 3-4 lojtarëve të tjerë të ekipit tim. Unë kam raportuar 50 profile dhe kjo tregon se situata nuk është fare e mirë”, tha Zaha.


Javën e kaluar, Facebook dhe Instagram lajmëruan se do të ngrenë ekipe për të luftuar racizmin në platformat respektive.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas