Sport

Futbollistja nuk këndoi himnin, ja si reagoi Donald Trump






               Publikuar në : 12:54 - 26/06/19 |
mapo.al

Kombëtarja e femrave të Sheteve të Bashkuara të Amerikës ka mposhtur Spanjën me rezultatin 1-2 dhe kështu do të luajë në çerekfinalet e Botërorit 2019. Për këtë, meritë kryesore ka Megan Rapinoe, e cila shënoi dy golat e fitores.


Futbollistja 33-vjeçare është vendosur në qendër të vëmendjes jo për suksesin personal, por për polemikat në distancë që kanë përfshirë edhe presidentin Donald Trump.

Trump ka kritikuar Megan Rapinoe, e cila në sfidën kundër Spanjës në 1/8 e Kupës së Botës, vendosi të mos e këndojë himnin e vendit të saj.

“Nuk mendoj se është kjo sjellja e duhur”, ka thënë Trump, teksa ka shpjeguar se është shqetësuar nga veprimi i futbollistes.

Por kjo nuk është hera e parë, që futbollistja amerikane, e cila luan Botërorin e tretë në karrierën e saj, përfshihet në polemika.

E deklaruar hapur si pjesë e komunitetit homoseksual, 33-vjeçarja që luan me Seattle iu bashkua shumë kampionëve të futbollit amerikan, që në shenjë proteste për politikat e Shtëpisë së Bardhë uleshin në gjunjë gjatë këndimit të hinmit.


Etiketa: , ,

Pas