Dy veta bien ne një pus uji në Lofkënd të Mallakastrës.
Mësohet se dy persona, dyshohet të jenë burra kanë hyrë në pus për ta pastruar, dhe kanë rënë brenda tij. Është kërkuar ndihma e zjarrfikësve për t’i nxjerrë nga pusi.
Burime nga policia bëjnë me dije se ata janë asfiksuar nga gazi.
Bledar Bregu dhe Besnik Veliaj mësohet se janë nxjerr me shenja jete nga pusi me ndihmën e zjarrfikëses.