Wednesday, July 6, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Fyerje dhe tone të ashpra në studio mes Frrok Çupit e Grida Dumës – Ndërhyrja e Gjekmarkajt

by mapo.al
02/12/2020
in Kryesore, Politika
0

Ish-deputetja e PD, Grida Duma është përfshirë në debat të ashpër me analistin Frrok Çupi, në studion e emisionit “Open”.

Debati nisi ndërsa po diskutohej fakti që kancelarja Merkel i tha jo Shqipërisë për hapjen e negociatave.

Sipas Dumës kjo ishte një shuplakë për Ramën, gjë e cila nuk është mbështetur nga Frrok Çupi.

“Po do mbajmë ne përgjegjësi. Kjo ishte shuplakë për Ramën. Po i thërras logjikës. Ti thua se Europa nuk qenka demokratike që institucionet e Europës nuk qenkan votuar.

Ti flet me metafora. Ju nuk e mbroni dot Ramën. Tentoni për ti hedhur errësirë shqiptarëve”, tha Duma, teksa i drejtohej Çupit.

Më pas diskutimi ka agravuar, derisa ish-deputetja e quajti analistin Çupi një njeri i cili paguhej për të fyer një grua.

Pas debatit të tyre ndërhyri analisti Agron Gjekmarkaj i cili i kërkoi Çupit t’i kërkojë të falur Dumës për gjuhën e përdorur.

Gjekmarkaj tha se nëse Duma të kishte një vëlla, duhet ta lidhte gazetarin pasi të dilte nga emisioni.

Pjesë nga debati:

Duma: Se si është e vërteta e Bashkimit Europian dhe e dështimit të Shqipërisë dhe të Ramës, unë jam e bindur që s’ka shqiptar që nuk e di tani.

Mendohem pak ta marr fjalën Eni, se ndërkohë që ne këtu krijojmë një debat dhe unë vijoj një debat, ku termat janë të gjitha që i thërrasin logjikës, normalitetit, qofshin këto terma të fortë.

Në veshët e mi unë nuk e dëgjoj dot dhe nuk e kam arritur ta dëgjoj se çfarë ka thënë ky individi përballë.

Unë lexoj reagimin e njerëzve, ndaj asaj që dëgjoj në këto situata.

Çupi: Për kë thua ti moj, me mua e kishe? O Grida, o goce. Për mua po thua? Po ti je një fjalë e vogël moj.

Duma: Unë do të kthehem ndryshe.

Çupi: Je vajzë shumë simpatike dhe duhet të flasësh gjëra shumë sipmatike për Europën.

Duma: Ti je njeri me thinja dhe nuk meriton thinjat.

Çupi: Lere ti se ça meritoj unë se s’do t’i marr prej teje.

Duma: Ti je një llum që s’duhet ta dëgjojnë gratë, s’duhet ta dëgjojnë njerëzit normalë.

Çupi: Ç’ke për të thënë Grida jepe në sallën e parlamentit.

Duma: E di çfarë ka këtu dhjetra vite që nuk bëhemi europianë ne? Me këtë gjendje njerëzore (i drejtohet me dorë Çupit), sepse marrëdhënia më e rëndësishme e një kombi është marrëdhënia e tij me gruan.

Çupi: Po s’të kam grua unë ty moj, a je në vete ti. Burrin në shtëpi e fyen ti? Ke ti burrë për ta fyer? Por kur e fyeva? Rama po i ngre shumë gratë.

Duma: Që kur gratë marrin pjesë në politikë, pavarësisht se duhet të dëgjojnë këto mesazhe që kam unë këtu, të tipit, të gjithë familjarëve që unë e di se ça lexoj këtu dhe unë e di se ça lexon një grua në këto kushte… Kur edhe ndalon një skandal që ta kapin si ta kapin, kur ofendojnë në atë nivel, pastaj…

Ti je fundi i kavallit për t’u dëgjuar, por unë s’do flas për ty se ti je i mbaruar. Je i mbaruar në hisotrik, je i mbaruar në funksione. Nuk barazohesh dot me askënd ti. E di pse të kursej ty dhe llumin si puna jote?

Çupi: Çoje në shtëpi llumin.

Duma: Sa herë ndjeheni keq ju fyeni personalisht. Sa herë që jeni keq ju pështyni si vampirë të ndyrë, Sa herë që nuk, përballoni diçka ju vini në këto situata mizerabël, me një gojë të prishur, në një kohë që keni thinja në kokë dhe duhet të flisni me respekt, siç unë flas me respekt. Lere pastaj që duhet të flisni me respekt për një zonjë.

Nëse ti përfiton nga fakti që unë nuk të kthehem personalisht se di si është të jesh grua në këtë vend dhe të bësh politikë me një sërë të tillë. Por edhe të jesh burrë është favor, por ti nuk je. Je këllirë. Çështja është që ju po e mbysni këtë vend dhe ti mendon se duke më fyer mua, t’i ke ulur ritmin e të gjithë atyre që duhet të marrin pjesë në jetën publike, sepse ka këllira të tilla në këtë vend.

Çupi: Ça thua më?

Duma: Ke në historik pisllëqe pafund, që i ke të shkruara kudo.

Çupi: Mi thuaj!

Duma: Ti je njeri i paguar për të folur. Paguhesh për të bërë këtë mënxyrë për të fyer një grua. O kategori llumi. Ti e ke lavdërim këtë. E di sa shumë njoh njerëz si ti. Lëre ça nuk duron ti. Ti nuk meriton asgjë.

Gjekmarkaj: Zt. Çupi fyeu një zonjë me një fjalor të padenjë. Nuk më ka ndodhur kurrë këto vite që kam dal në televizion që të jem përballë një zotërie që sulmon në mënyrë më të paturpshme një zonjë.

Çupi: A dëgjon nga veshi i majtë apo vetëm nga i djathti.

Gjekmarkaj: Ky që vjen gjasme nga zona e Kanunit që është kulti i gruas dhe respektit, ky sillet në një mënyrë…të të vijë turp. Po të kishte një vëlla të kap të të lidh aty kur të dalësh. Të ma kërkoj mua, ta bëj unë atë punë. Faqezi! Të të vijë turp. T’i meriton me të pështy aty jashtë.

Çupi: Çfarë do bësh? Ma thuaj edhe një herë. Po fol për veten o Agron, mos u merr me ne.

Tags: debatigjekmarkajGrida Dumaopen

JU SUGJEROJME

“Gjylja e madhe plasi”, mos u mëzit “tre ditë dhe harrohet”
Aktualitet

“Gjylja e madhe plasi”, mos u mëzit “tre ditë dhe harrohet”

05/07/2022
Preç Zogaj: PD-ja zyrtare bëri mirë që nuk iu bashkua protestës së Berishës
Aktualitet

Preç Zogaj: PD-ja zyrtare bëri mirë që nuk iu bashkua protestës së Berishës

05/07/2022
Game Over
Analizë

Game Over

05/07/2022
7 korriku/ Zogaj: Berisha i izoluar, e thërret protestën për interesat e veta
Aktualitet

7 korriku/ Zogaj: Berisha i izoluar, e thërret protestën për interesat e veta

05/07/2022
Next Post
Atentati në Vlorë – Viktimë mbeti një i ri, Mapo sjell detaje

Atentati në Vlorë - Viktimë mbeti një i ri, Mapo sjell detaje

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • “Gjylja e madhe plasi”, mos u mëzit “tre ditë dhe harrohet”
  • Preç Zogaj: PD-ja zyrtare bëri mirë që nuk iu bashkua protestës së Berishës
  • Game Over
  • Niko Peleshi: Janë shuar pesë vatrat e zjarrit, nuk ka asnjë vatër aktive
  • Përfshirë edhe fëmijë, humbin jetën 22 emigrantë në brigjet e Libisë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In