Ervin Salianji nga Partia Demokratike, ka publikuar në rrjet videon ku ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj fyen policët nga foltorja e Kuvendit.
Salianji teksa e cilëson Lleshajn si të padenjë, shprehet se Forcat e Rendit kanë një ndër rolet më të rëndësishme në shoqëri.
Ai shton se Lleshaj nuk mund ta kuptojë këtë gjë, sepse që prej ditës kur iu dhurua posti i ministrit të Brendshëm, i ka parë kolegët e tij si vegla për t’i përdorur.
Salianji i thotë Lleshajt se ‘nuk ka faj’ pasi ka mësuar prej shefit të tij, arroganca e të cilit i ka infektuar të gjithë.
Ish-deputeti i PD ndan një video ku shihen policët të cilët punojnë në dëborë, në shi, e ndërsa Lleshaj i fyen nga foltorja e Kuvendit.
Statusi i plotë:
Forcat e Rendit kanë një ndër rolet më të rëndësishme në shoqëri.
Por ti nuk mund ta kuptosh, sepse që prej ditës që t’u dhurua posti që mban, i ke parë kolegët e tu si vegla pët t’i përdorur në shkelje të ligjit.
Nuk ke faj as ti, ke mësuar prej shefit tënd, arroganca e të cilit ju ka infektuar të gjithëve. Përçmimi ndaj policëve është i neveritshëm!
Mos i prano më palaçot në pushtet!
Denonco, shpërndaje këtë video.