Banorët e Astirit, që u përballen dje me gjestin fyes të ambasadorit të OSBE, Bernd Borchardt, firmosën një peticion ku i kërkojnë OSBE-së ta shkarkojë atë.
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme, Borchardt në një akt të paprecendent për një diplomat, u nxori gishtin e mesit, protestuesve (banorëve të Astirit) që po protestonin përpara Drejtorisë së Policisë për lirimin e personave të arrestuar.
Z. Borchardt e pranoi gabimin duke kërkuar ndjesë përmes një statusi të shkurtër në Twitter, por me sa duket kjo nuk ka mjaftuar. Protestuesit e fyer nga ambasadori, i kërkojnë zyrës qendrore në Vienë të shkarkojë drejtuesin e zyrës së OSBE në Tiranë.