Arkiva 2

“Fytyra e re e Europës”








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:37 - 13/09/18 |
mapo.al

Revista e përjavshme Amerikane “Time” i ka dedikuar kopertinën e numrit që do të dalë më 24 shtator Matteo Salvinit.



Pranë fotografisë së zëvendëspresidentit, në bardhë e zi, shkruhet: “Fytyra e re e Europës”. Salvini është intervistuar nga korrespondetja Vivienne Walt, e cila flet për Salvinin si njeriu më “frikësues në Europë”, “kapiteni që po boshatis estabilishmentin europian, dhe që kërcënon të përmbysë një sistem politik që është tronditur nga vala populiste e tri viteve të fundit”. Walt thekson se slogani i përsëritur nga Salvini në mitingjet e tij është “Italian First”, një slogan që imiton atë të presidentit Donald Trump me America First.


“Po punojmë për të rekuperuar shpirtin Europian që është tradhtuar nga ata që e drejtojnë këtë bashkësi”, tha Salvini.




Kjo është deklarata e lëshuar nga Mateo Salvini në një intervistë të dhënë për revisten Amerikane “Time”, e cila i ka dedikuar kopertinën.



“Është e qartë që duhet të ndryshojnë dinamikat europiane”.


Përsa i përket emigrimit, Salvini nënvizon se “historia do të na besojë rolin e shpëtimtarit të vlerave Europiane”, duke cituar “rrënjet hebreo-kristiane, të drejtën për të punuar, të drejtën për jetën”. Dhe përsa i përket lidhjes kundërthënëse mes emigracionit dhe kriminalitetit, Salvini i bie shkurt:

“Nëse arrijmë të reduktojmë numrin e krimeve dhe praninë e emigrantëve të paligjshëm, nuk e kam problem të më quajnë racist”, u shpreh ministri italian.

Duke folur për raportet me Moskën, Salvini tenton të synojë “në një partneritet pozitiv mes Rusisë dhe Europës”, duke i cilësuar qesharake akuzat që i bëhen Rusisë, në lidhje me ndërhyrjet e saj në zgjedhjet Amerikane dhe në ato Europiane.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas