“Fytyrat e diktaturës” në një mur turpi

Në kuadër të edicionit të shtatë të Ditëve të Kujtesës, është çelur këtë të hënë në vilën e ish diktatorit në bllok, ekspozita “Fytyrat e diktaturës”, organizuar nga IDMC dhe ISKK.
Në murin e sallonit të dikurshëm të shtëpisë së diktatorit janë vënë imazhet e 171 burrave dhe grave që gjatë regjimit komunist ishin përgjegjës për dënimet, internimet, burgosjet, dëbimet dhe ekzekutimet.

Nga Enver Hoxha te Beqir Balluku, Nesti Kerenxhi, Edmond Caja, Gogo Nushi, Kadri Hazbiu, Hysni Kapo, Mehmet Shehu e deri te hetues si Ali Xhunga, Agron Kokona, Drejtore të Ish Sigurimit si Vaskë Koleci, Zef Loka, Mihallaq Zicishti, në gjyqtare e prokurorë si Aranit Çela, Bilbil Klosi, Nevzat Haznedari, Irakli Puka, Petrit Hakani, Qemal Lame, Vangjo Mitrojorgji, krahas emrave dhe fotografive janë lënë edhe disa vende bosh, sepse ky mur është i vogël.



“Ky mur është i vogël dhe është pak. Është një mur që përfaqëson idenë tonë, por duhet të shtohen edhe fotografi të tjera si edhe dokumente të tjera. Donim që ekspozita të çelej këtu sepse këtu dikur janë marrë vendime për fatet njerëzore dhe kjo godinë duhet kthyer në muze për diktaturën” tha Jonila Godole, drejtuese e Institutit për Demokraci Media dhe Kulturë.

Kategoritë e përfshira në ekspozitë janë: Anëtarët e Byrosë Politike, si organi më i lartë ekzekutiv i PPSH; Drejtorët e armës së Sigurimit të Shtetit, kryesisht të asaj që më pas do të njihej si Drejtoria e Parë e Sigurimit të Shtetit; gjyqtarë, prokurorë, hetues, kryetarë të Degëve të Punëve të Brendshme, oficerë Sigurimi, komandantë a komisarë burgjesh e kampesh.
Referuar kësaj hierarkie, drejtori i ISKK, z. Çelo Hoxha tha se ajo qe tregohet ne këtë ekspozitë është shumë pak nga thellësia dhe gjerësia e shpërndarjes së krimeve përgjatë 50 viteve të diktaturës.

Në çeljen e ekspozitës, drejtori i Fondacionit Konrad Adenauer, Tobias Rüttershoff, foli për rëndësinë e kujtesës dhe mbështetjen që ky fondacion i jep këtij aktiviteti.
Ish të përndjekur, ish të dënuar dhe trupi diplomatik në Tiranë ndoqi ekspozitën. Të pranishëm po ashtu ishin edhe ambasadori gjerman në Tiranë Peter Zingraf, Ambasadori austriak Christian Steiner, Ambasadori i Hollandes Reinout Vos, Ambasadori i Bullgarisë, Momchil Stoyanov Raytchevski.

E vendosur në ish vilën e diktatorit, në Bllok, ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun e gjerë deri më 23 shkurt, ora 9:00–19:00. Hyrja është e lirë.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252