G-Bani, një prej reperëve më të mirë në Shqipëri, ka disa vite që jeton në vende të ndryshme të Europës. Ndonëse vitet kalojnë, artisti vijon të jetë një “rebel”. I ftuar në “Why Not”, ai tregoi disa shkelje penale në Greqi që e kanë çuar në burg.
Roza Lati: Je arrestuar ndonjëherë?
G-Bani: Jam arrestuar disa herë për krime të ndryshme. Jam arrestuar posedim marijuane, për goditje të personit. Jam shumë frikacak si njeri, nuk jam agresiv, por ma sollën këtu (në majë të hundës) dhe reagova. Kur reagova, u bë e madhe.
Roza Lati: Ke tymosur marijuanë në vende publike?
G-Bani: Shumë herë. Kam tymosur marijuanë në Greqi edhe në rajon të policisë.