Tuesday, July 5, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

G7 vendosi sanksione të reja kundër Rusisë

Grupi i vendeve më të zhvilluara në botë, G7 i ka vënë Rusisë sanksione të reja. Por edhe me këtë rast pati diskutime kontradiktore dhe kompromise.

by us er1
27/06/2022
in Bota, Globi
0

Shtëpia e Bardhë ka kumtuar se në samitin e vendeve ekonomikisht më të zhvilluara në botë G7, do të vendosen sanksione të reja kundër Rusisë, për shkak të agresionit ndaj Ukrainës. Këto burime thonë se sanksionet e reja do të përfshijnë ndër të tjera edhe fushën e prodhimeve ushtarake dhe furnizimin e Rusisë. Qëllimi është që Rusisë t’i pamundësohet qasja tek teknologjia e re ushtarake. Është vendosur po ashtu që të shtohen doganat ndaj prodhimeve ruse dhe që këto të ardhura të ndahen për të ndihmuar Ukrainën, thuhet në kornizat e samitit.

Gjatë ditës do të vendoset edhe për masa të tjera ndëshkuese dhe për sanksione të tjera ndaj Rusisë. Më së shumti debate ka pasur këto dy ditë rreth ndalimit të importit të arit nga Rusia. SHBA e kanë mbështetur këtë propozim, por jo edhe disa vende të tjera. Në grupin G7 bëjnë pjesë SHBA, Gjermania, Franca, Kanadaja, Britania e Madhe, Japonia dhe Italia. Ndërsa në samit janë edhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian.

Scholz: Po kërkohet zgjidhje për transportin e grurit

Kancelari gjerman, Olaf Scholz tha se ata po ndërmarrin të gjitha masat e mundshme për të gjetur një zgjidhje për transportin e drithërave ukrainase, të cilat kanë mbetur të bllokuara. “Jemi duke biseduar ditë e natë, për të gjetur një zgjidhje”, tha Scholz. Shumë vende po kërcënohen nga uria ndërsa Rusia po e përdor edhe grurin si armë. G7 po përpiqet të gjejë zgjidhje për të zbutur problemet me urinë në disa vende të rrezikuara, sepse Rusia dhe Ukraina eksportojnë një të tretën e drithërave të nevojshme në treg. Organizata Botërore e Ushqimeve bën të ditur se rreth 50 milionë njerëz të tjerë po kërcënohen drejtpërdrejt nga uria. Në këtë samit janë inkuadruar edhe krerët e disa vendeve të mëdha në botë, si India dhe Indonezia, por edhe Afrika e Jugut, Senegali dhe Argjentina, si dhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres. Megjithatë më së shumti vëmendje ka zgjuar inkuadrimi me video në samit i presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyj.

Tema kryesore – lufta në Ukrainë

Presidenti Zelenskyj ka kërkuar prej vendeve të G7-ës që të zgjerojnë ndihmat dhe t’i dërgojnë vendit të tij armë të tjera, me të cilat do të mundësohej mbrojtja nga sulmet brutale të Rusisë. Në një mesazh përmes videos ai tha se Ukraina ka nevojë për sisteme të mbrojtjes kundërajrore, për t’u mbrojtur nga sulmet e intensifikuara ruse. Njëkohësisht Zelenskyj kërkoi nga shtatë vendet më të zhvilluara ekonomike që të shtojnë presionin dhe sanksionet kundër Rusisë. Po ashtu kërkoi që të ndihmojnë Ukrainën në eksportin e drithërave të bllokuara, sepse kjo i siguron këtij vendi të ardhura të tjera financiare, të domosdoshme për mbrojtjen dhe rindërtimin e vendit.

Temat e tjera

Në ditën e dytë të takimit po trajtohen edhe tema të tjera me interes global: Klima, energjia dhe shëndetësia. Në këtë kontekst janë të mirëseardhura edhe kontributet e vendeve të tjera që janë ftuar si pjesëmarrëse mysafire: Indonezia, Afrika e Jugut, India, Senegali dhe Argjentina.

Në samit debatohen edhe partneritetet e qëndrueshme në politikë dhe energji. Kancelari Scholz synon krijimin e një klubi ndërkombëtar për ruajtjen e klimës, i cili do të kishte në thelb vendet e G7. Scholz tha se politika ndërkombëtare e klimës duhet të koordinohet më ngushtë./dw/

Tags: G7Olaf Scholz

JU SUGJEROJME

Sulm me armë dhe të vdekur në ditën e pavarësisë në Amerikë (VIDEO)
Bota

Sulm me armë dhe të vdekur në ditën e pavarësisë në Amerikë (VIDEO)

04/07/2022
“Kina po zbret në Hënë e po thotë: Është e jona tani, ju qëndroni jashtë”, reagon Pekini
Bota

“Kina po zbret në Hënë e po thotë: Është e jona tani, ju qëndroni jashtë”, reagon Pekini

04/07/2022
Rindërtimin e Ukrainës: BE koordinon përpjekjet, konferenca zhvillohet në Lugano
Bota

Rindërtimin e Ukrainës: BE koordinon përpjekjet, konferenca zhvillohet në Lugano

04/07/2022
Pas SHBA dhe Britanisë së Madhe, NATO zhvendos stafin nga Kievi
BE

NATO merr masat: Çekia do të patrullojë hapësirën ajrore të Sllovakisë

04/07/2022
Next Post
Peleshi: Para fillimit të luftës dërguam mjete ushtarake në Ukrainë

Peleshi: Kemi një verë të nxehtë para, do kemi shumë zjarre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Përse shqiptarët “nxitojnë” për t’i uruar pavarësinë Amerikës?!
  • Aurela Gaçe tregon se me cilin prej kolegëve nuk flet
  • Një shumicë antiamerikane është e pamundur, por edhe një pakicë është turp
  • REL: Gazetarët në Shqipëri bëjnë thirrje për bojkot të konferencave të Ramës
  • Detaje, i riu qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In