Duket e pabesueshme, por “Mundo Deportivo” ka zbuluar një gabim fatal të Realit.
Gjatë merkatos së verës 2017 raportohet se Florentino Perez ka refuzuar transferimin e Phulippe Coutinhos në “Santiago Bernabeu”.
Liverpooli i propozoi Realit t’i jepte Balen së bashku me 70 milionë euro dhe Coutinho do të nënshkruante me “Los Blancos”.
Mediat spanjolle e kanë cilësuar një gabim të rëndë vendimin e Realit për të mbajtur në skuadër Gareth Balen që tashmë vështirë se vlen më shumë se 50 milionë euro, vlera e të cilit ka rënë dukshëm për shkak të formës aspak të mirë që po kalon.
Kujtojmë që gjatë merkatos së janarit Coutinho u transferua te Barcelona për 160 milionë euro.