U deshën katër vite që Bashkia e Durrësit të hiqte tabelën e gabuar me emrin Gert.
Nga mesdita e së mërkurës, tabela është larguar nga rruga. Ndërhyrja u bë pas publikimit në media të gafës me figurën e njohur të historisë shqiptare. Për momentin rruga është pa adresë ndërsa në “Google Maps” figuron ende me emrin Mbreti Gert.
Emërtimin e rrugës mbreti Gert bashkia e Durësit e justifikon me faktin se është bërë një ngatërresë në stampim dhe është porositur një e re me emrin Gent.