fbpx

Teknologji

Gafa/ Apple Watch përgjon bisedat e iPhone





               Publikuar në : 22:00 - 14/07/19 |
mapo.alm

Apple ka çaktivizuar aplikacionin Walkie-Talkie në Apple Watch, për shkak të një metode që lejon përdoruesit të përgjojnë në iPhone të njerëzve të tjerë. Aplikacioni Walkie-Talkie i lejoi dy njerëz që kishin pranuar një ftesë të dërgonin dhe të merrnin mesazhe të shkurtra audio.


Por Apple tha se ishin të vetëdijshëm për këtë gabim, që lejoi që dikush të dëgjonte bisedat e një përdoruesit të iPhone, pa miratimin e tij. Kompania e ka çaktivizuar veçorinë dhe kërkoi falje për këtë problem. Megjithatë, Apple tha se nuk ishte në dijeni të virusit Walkie-Talkie.



Apple gjithashtu hasi edhe një problem në aplikacionin të video-thirrjeve në FaceTime në janar, ku përgjoheshin bisedat e përdorueseve. Në disa raste, telefonuesit mund të aktivizojnë mikrofonin në një iPhone edhe nëse marrësi nuk iu përgjigjet thirrjes së tyre. Kompania do bëjë një përditësim softueri për të rregulluar gabimin.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas