Aktualitet

Gafa e gazetares së “Sky Sport”, e quan Timo Werner portier të Chelsea














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:01 - 04/07/21 |
mapo.al

Mediat e huaja e cilësojnë si gafën e vitit, atë të gazetares së “Sky Sports”, Natalie Pinkhman.






Kjo e fundit, teksa ndodhej në “Grand Prixin” e Austrisë, ka marrë në një intervistë sulmuesin Timo Werner. Deri këtu e gjitha duket si diçka tepër normale, por gafa ka nisur që në fillimet e marrjes në pyetje.


Gazetarja, e ka prezantuar 25-vjeçarin si portier të Chelsea-t, e jo si sulmuesin e saj.







Unë kam këtu Timo Werner. Portierin e Chelseat dhe Gjermanisë. Si jeni?”, ka thënë gazetarja.



Gjermani me mirësjellje e injoron gabimin dhe vazhdon me intervistën e tij, por vetëm mund të imagjinohet reagimi i tij nën maskën mbrojtëse të fytyrës. Ai mund të dëgjohet duke thënë: “Unë jam mirë, faleminderit!”.



Siç mund ta shikoni më poshtë, shumë njerëz në mediat sociale e kapën gafën, e natyrisht se nuk munguan as shakatë me gazetaren.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas