Aktualitet

Gafa e gazetares: Sot vdiq William Shakespeare, 5 muaj pasi bëri vaksinën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:13 - 29/05/21 |
mapo.al

Shikuesit e një televizioni argjentinas të lajmeve u habitën kur dëgjuan se William Shakespeare, dramaturgu i famshëm anglez ka vdekur pesë muaj pasi mori vaksinën Covid-19.






Në rast se po mendoni se çfarë nuk shkoi mirë, prezantueska televizive ngatërroi shkrimtarin e njohur me britanikun e parë që mori vaksinën Pfizer, rreth 5 muaj më parë. Videoja e prezantues është bërë tashmë virale, duke i bërë të gjithë të qeshin.


William Bill Shakespeare doli në titujt kryesorë në dhjetor 2020 kur ai u bë i parë që mori vaksinën Covid-19, menjëherë pas 91-vjeçares Margaret Keenan. I moshuari mori vëmendje në atë kohë edhe për shkak të emrit dhe mbiemrit të tij.Në një deklaratë në fillim të kësaj jave, familja e tij konfirmoi se ai kishte ndërruar jetë në Spitalin Universitar, Coventry, të njëjtin vend ku ishte vaksinuar, njoftoi The New York Times . Ndërsa shkrimtari Shakespeare dha frymën e fundit në 1616, 81-vjeçari thuhet se vdiq pasi pësoi një goditje në tru, disa ditë më parë.







“Ne po shkojmë në lajme që na lënë të gjithë pa fjalë në madhësinë e këtij njeriu. Po flasim për William Shakespeare dhe vdekjen e tij,”tha Novillo . “Siç e dimë të gjithë, ai është një nga shkrimtarët më të rëndësishëm në gjuhën angleze  për mua. Ja ku është ai. Ai ishte njeriu i parë që mori vaksinën e koronavirusit . Ka vdekur në Angli në moshën 81 vjeç,” shtoi spikerja e lajmeve pa kuptuar gabimin e saj.

 

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas