Aktualitet

Gafa e gjigantit Europian, paratë për lojtarin ia kalon një konçensionari














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:06 - 28/09/21 |
mapo.al

Në Turqi, po flisnin prej kohësh për një gafë me përmasa të mëdha për Fenerbahçen, që përveç kostos financiare, vuri në lojë kredibilitetin e klubit turk, një nga më të rëndësishmit në këtë vend.






Pasi shtypi kishte zbuluar diçka, vet Fenerbahçe zbuloi të gjithë historinë ku kestin e radhës për blerjen e Miha Zajç, në vend që t’ia kalonte Empolit ia kishte mbushur në llogari një konçensionari makinash.


Është gjithçka e vërtetë, edhe pse qesharake si histori po ta mendosh por krahas gafës, për klubin turk dolën probleme të mëdha pasi ai që kishte përfituar “lotarinë” nuk donte të rikthente paratë.







Më në detaje, Miha Zajç në 2019 kaloi nga Empoli te Fenerbahçe dhe kësti që duhej të pagonte klubi turk ishte 831 mijë Euro. Këta të fundit kishin bërë proçedurat dhe kishin kaluar pagesën por kur Empoli u ankua se asnjë cent nuk kishte kaluar në llogarinë e tyre, drejtuesit e Fenerbahçes nisën të bënin verifikimet dhe vërtetuan se ato 831 mijë Euro kishin kaluar në mënyrë të pabesueshme, në një konçensionar makinash në Holandë.




Me të kuptuar gafën, Fenerbahçe kërkoi paratë mbrapsht por i zoti i konçensionarit nuk pranoi dhe kështu palët shkuan në gjyq dhe vetëm më 4 Gushtin e kaluar, Gjykata i dha të drejtën verdhezinjve të cilët morën paratë mbrapsht dhe ia kaluan Empolit, me pak vonesë gjithsesi!



1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas