Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i habiti të gjithë sot në mesditë kur nisi online numërimin e votave pa përfunduar ende procesi i votimit. Për analistin Neritan Sejamini kjo që bëri KQZ sot ka ndodhur vetëm në një shtet, në Azerbajxhan në vitin 2013. Edhe atje, përmes një aplikacioni të ofruar nga qeveria qytetarët mund të ndiqnin numërimin e votave, por ajo që rezultoi ishte se rezultati kishte dalë që një natë më parë.
Postimi i Sejaminit
Në zgjedhjet e vitit 2013 në Azerbajxhan, qeveria shtypëse e Ilham Alijevit, për të krijuar imazh demokratik, krijoi dhe shpërndau një aplikacion për iPhone që u mundësonte qytetarëve të shikon drejtpërdrejt ecurinë e numërimit të votave. Por ata që shkarkuan aplikacionin zbuluan se mund t’i shihnin rezultatet e votimit që mbrëmjen para ditës së votimit.
Edhe në Shqipëri, KQZ filloi të publikojë rezultatet e “numërimit” të votave që rreth orës 11:00 të paradites të ditës së votimit. Qendrat e votimit mbyllen në orën 19:00.
LEXO EDHE:
Ç’po ndodh me KQZ-në? Nis numërimi i votave për Bashkinë Mirditë