Ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W Bush i ka mbetur mendja te pushtimi i Irakut nga SHBA-të në 2003.
Në këtë përfundim dalin një pjesë e analistëve politikë pas asaj që dëgjuan një ditë më parë nga ish-presidenti Bush në një event në Dallas.
Bush mori shumë kritika për shkak të një ‘gafe’ që bëri gjatë fjalimit të tij. Teksa po kritikonte sistemin politik të Rusisë, ai ngatërroi Ukrainën me Irakun.
“Rezultati është mungesa e kontrolleve dhe ekuilibrave në Rusi dhe vendimi i një njeriu për të nisur një pushtim tërësisht të pajustifikuar dhe brutal të Irakut”. Ai e korrigjoi shumë shpejt duke thënë “E kam fjalën për Ukrainën”, tha ai.
Ndoshta arsyeja që SHBA-të nisën luftën me Irakun, për të gjetur dhe shkatërruar armët e pretenduara të shkatërrimit në masë të cilat nuk u gjetën kurrë kanë lënë gjurmë në memorien e ish-presidentit Bush.