Fakti që shumë shqiptarë luajnë në disa nga kampionatet më elitare të Europës tashmë dihet nga të gjithë përveç sulmuesit të Kombëtares, Armando Sadiku, i cili ka harruar se sa shqiptarë luajnë në Spanjë.
Ai ka postuar një foto në rrjetin social “Instagram”, ku shihet së bashku me Enis Bardhin, futbollistin shqiptar që luan për Maqedoninë, ku ka shkruar ” Te vetmit shqiptar në La liga Levante UD”, duke harruar se në kampionatin spanjoll dhe kryesisht në La Liga luajnë edhe shqiptarë të tjerë, si Keidi Bare që është edhe kapiteni i Shpresave, Riza Durmishi mbrojtës i Betisit e Adnan Januzaj.
Ky postim nuk ka shpëtuar pa rënë pre e komenteve nga tifozët e ndryshëm shqiptarë, të cilën kanë kritikuar Armando Sadikun për shkrimin e fotos, duke i kujtuar edhe shqiptarët e tjerë që luajnë atje.