Sport

Gafa e vitit dhe “Panenka” e Ramos i japin fitoren Spanjës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:20 - 24/03/19 |
ro ot

Spanja ka vuajtur më shumë sesa ishte parashikuar ndaj Norvegjisë, por në fund arriti të merrte tre pikët me fitoren 2-1 në Mestalla të Valencias.  Ndeshja nisi shumë mirë për vendasit. Rodrigo kaloi të tijtë në avantazh në minutën e 16’ të ndeshjes pas pasimit të Jordi Alba-s nga e majta.


Megjithatë, miqtë luajtën pa frikë dhe kanë vrapuar shumë për të kompensuar sado pak kualitetin teknik që zotërojnë spanjollët.


Mundësitë për norvegjezët ishin të shumta, por ata kanë shpërdoruar, sidomos me rastin e Elyounoussi, i cili bën gafën e vitit duke humbur me portën e boshatisur.


Gjithsesi, në minutën e 65’ ylli i Bournemouth Josh King ka barazuar rezultatin përkohësisht nga pika e bardhë e penalltisë.


Barazimi ka zgjatur vetëm gjashtë minuta, pasi Sergio Ramos riktheu avantazhin për La Roja, edhe ai me penallti.

Në ndeshjet e tjera të Grupit F, Suedia ka mposhtur 2-1 Rumaninë duke u ngjitur në krye të renditjes bashkë me Spanjën. Edhe Malta ka fituar 2-1 ndaj Ishujve Faroe.


Etiketa: , , , ,

Pas