Sport

Gafa trashanike e portierit , Arsenali kapi Champions-in






               Publikuar në : 23:04 - 15/04/19 |
mapo.al

Arsenali arriti një fitore të rëndësishme në javën e 34-t të Premier Ligës, në transfertë ndaj Uotfordit.


aubamejang

“Topçinjtë” fituan minimalisht 0-1, me gol të Aubamejang, por që i shërbeu shumë për zonën Champions. Ishte Aubamejang që ndoqi topin në minutën e 10-të, teksa topin e kishte portieri i vendasve, dhe pasi ai gaboi, ia doli që ta fusë topin në rrjetë.

Vetëm një minutë më vonë, Dini i Uotfordit u ndëshkua me karton të kuq për një goditje më bërryl, dhe gjithçka u bë më e vështirë për vendasit.

Loja gjithsesi, pati raste për Uotfordin, ku goditën një traversë, por edhe në një rast duhej fluturimi i Leno për të mbajtur portën të paprekur. Në fund, Arsenali ia doli të mbante fitoren, dhe shkoi në vendin e katërt me 66 pikë.

 

 


Etiketa: , , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas