Teknologji

Galaxy Note 10 do të shoqërohet me orën e zgjuar






               Publikuar në : 17:14 - 29/07/19 |
mapo.al

Samsung Galaxy Note 10, nuk pritet të vijë i vetëm. Së bashku me të, kompania do të sjellë dhe një orë të zgjuar më 7 Gusht, që sipas të gjitha gjasave do të quhet Galaxy Watch Active 2.


Imazhet dhe disa detaje të kësaj ore, janë bërë të ditura nga Federal Communitacions Commission, derisa u zbuluan nga Droid Life. Sikurse në Galaxy Watch Active-n e parë edhe i riu do ta ketë hapsirën e njëjtë rrethore nga alumini, me një diametër deri në 40 milimetra.

Ora ka kapacitet deri në 4GB, GPS të brenda si dhe rezistent ndaj ujit 5ATM, që nënkupton thellësi deri në 50 metra, me kohëzgjatje prej dhjetë minutave.

Modeli aktual kushton prej 180 deri në 295 euro, të njëjtin çmim pritet ta ketë edhe Samsung Galaxy Watch Active 2, që është shumë e mirë.


Etiketa: , , ,

Pas