Tuesday, July 5, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Game Over

by us er1
05/07/2022
in Analizë, Kryesore, Op Ed, Opinion
0

Nga Erl Kodra

Kriza politike nuk është vetëm e opozitës shqiptare, por në të vertetë është krizë shumëplanëshe e Shqipërisë. Është nga ato lloj krizash që të mpakë – pa rrugëdalje – që ka mbërthyer mbarë shoqërinë. Kurrë më parë nuk kemi qenë kaq të pashpresë, të paralizuar nga njëlloj angështie, pa ide, pa plane, pa shpresë.

Tre njerëz kanë marrë peng një popull të vogël dhe të mjerë, që jeton në një ndër vendet me natyrën më të begatë në Europë. Të tre kanë qeverisur Shqipërinë që prej vitit 1992 e deri më sot, dhe të tre së bashku, kanë prodhuar këtë Shqipëri që kemi sot. Ata kanë qeverisur dhe ne i kemi votuar. Ata kanë ngritur këtë model ekonomik që kemi, dhe ne përsëri i kemi votuar. Ata kanë miratuar këto ligje që kemi, dhe ne përsëri i kemi votuar. Ata kanë vjedhur gjithë jetën, dhe ne i kemi votuar gjithë jetën. Me shpresën se një ditë do të ngopen. Por me sa duket ata janë të pangishëm.

Që prej vitit 2013 Edi Ramës i erdhi rradha të bëhej Kryeministër. Para tij ishte Sali Berisha. Para Sali Berishës ishte Ilir Meta. Para Ilir Metës ishte Fatos Nano – por ai iku për të mos u kthyer kurrë. Akoma para Fatos Nanos ishte Sali Berisha. Domethënë për 30 vjet punët e Shqipërisë i kanë menaxhuar vetëm tre njerëz e gjysëm. Me rradhë.

Asnjë shenjë se kjo shoqëri mund të nxjerrë ndonjë lider tjetër. Jo, të paktën sa këta të ikin nga kjo botë.

Edi Rama vazhdon qetësisht të vjedhë dhe njëkohësisht të bëjë Kryeministrin. Hapur, ashiqare dhe pa skrupuj.

Ilir Meta vazhdon të bëjë Presidentin dhe njëkohësisht opozitarin. Edhe ai në pritje për t’u ricikluar si kingmaker.

Sali Berisha vazhdon të bëjë Liderin Historik të të një cope opozite.

Të tre e dinë fare mirë se kësaj rradhe rolet janë qartësisht të ndara. Rama do vazhdojë punën e hajdutit nga pozita e Kryeminstrit, ndërsa Meta dhe Berisha do të vazhdojnë të bëjnë opozitarët. Të tre e dinë se kjo gjendje kështu do të vazhdojë, sepse shoqëria shqiptare është e paaftë të prodhojë diçka tjetër. Kësaj rradhe duket se të tre janë të kënaqur nga pozitat që kanë kapur. Berisha – Meta kaq duan: rolin e opozitarëve.

Kaq është takati jonë. Game Over.

Mbetet vetëm t’u urojmë “jetë të gjatë”. /Liberale.al/

Tags: Erl KodraGame Over

JU SUGJEROJME

7 korriku/ Zogaj: Berisha i izoluar, e thërret protestën për interesat e veta
Aktualitet

7 korriku/ Zogaj: Berisha i izoluar, e thërret protestën për interesat e veta

05/07/2022
Dyshimet për vetëvrasje pas arrestimit të 31-vjeçarit, reagon Policia e Shtetit
Aktualitet

Rreth 200 policë në qeli për 6-të muajt e parë të vitit 2022

05/07/2022
Rama flet pas djegies së raundit të parë për zgjedhjen e presidentit të ri
Aktualitet

Amnistia fiskale/ Brukseli kundër Ramës: Jemi shumë të shqetësuar

05/07/2022
Amnistia fiskale/ Jorida Tabaku: Emigrantët po përdoren si ‘fasadë’ nga qeveria
Aktualitet

Amnistia fiskale/ Jorida Tabaku: Emigrantët po përdoren si ‘fasadë’ nga qeveria

05/07/2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Game Over
  • Niko Peleshi: Janë shuar pesë vatrat e zjarrit, nuk ka asnjë vatër aktive
  • Përfshirë edhe fëmijë, humbin jetën 22 emigrantë në brigjet e Libisë
  • 7 korriku/ Zogaj: Berisha i izoluar, e thërret protestën për interesat e veta
  • Ishte e parkuar në garazh, bëhet shkrumb e hi një makinë, dyshimet e para



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In