Kryesore

Gangsterë dhe skllave seksi: Trilleri erotik zemëron shqiptarët








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:57 - 21/04/19 |
mapo.al

Nga Tim Stickings, Daily Mail


Romani i fundit erotik i EL James ka ndezur një përplasje diplomatike pasi i dërguari i Shqipërisë në Britani u ankua për portretizimin e vendit të tij. Libri i fundit i autores së ’50 Hijet e Greit’ quhet ‘Zotëria’ dhe përshkruan një pastruese të varfër shqiptare si viktimë të gangsterëve dhe trafikut seksual, që ia del falë një mrekullie në Britaninë e Madhe.


Në libër thuhet se ajo nis një romancë me një aristokrat anglez, ndërkohë që mahnitet me ‘telefonat e zgjuar’ dhe ‘kartën magjike’ që përdoret për të tërhequr paratë.


Qirjako Qirko, ambasadori shqiptar në Londër tha se libri i portretizon bashkëkombasit e tij imagjinarë si kriminelë primitivë duke krijuar ‘perceptime negative’. Duke folur për ‘Telegraph’, ai tha se portretizimi i shqiptarëve në këtë libër është krejtësisht jorealist.


“Më vjen keq që ekziston një roman me një informacion të tillë, që krijon perceptime negative për vendin tim”.


“Shqiptarët janë njerëzit më të mirë që mund të takosh në jetë, më miqësorët”.

Qirko tha se në Britaninë e Madhe janë 120 mijë shqiptarë, por shtoi se kriminelë janë vetëm disa individë mes tyre.

Personazhi i librit, Alesia Demaçi, punon si pastruese në shtëpinë e një aristokrati pasi trafikohet në Britaninë e Madhe. Ajo gjithashtu përballet me presionin e dhunshëm të babait të saj për t’u martuar me të fejuarin e saj, i cili dëshiron që ajo të jetë ‘gruaja tradicionale shqiptare’.

Drejtuesit e turizmit në Shqipëri kanë tentuar që të rrisin reputacionin e vendit të tyre me një fushatë të titulluar ‘Rrëmbehu nga Shqipëria’. Titulli është referencë ndaj filmit ‘Taken’, në të cilin vajza e personazhit që luan Liam Neeson rrëmbehet nga trafikantët shqiptare. Zyrtarët e turizmit e pranojnë se Shqipëria shihet në kulturën popullore si një parajsë për banditët, kriminelët dhe gangsterët.

Por ata këmbëngulin se reputacioni i fundit është tërësisht i pavartetë, duke theksuar se Shqipëria është një vend i bukur dhe tepër i sigurt për të jetuar dhe vizituar.

Autorja britanike, James, 56 vjeç, u bë e famshme me tre librat e saj ’50 Hijet’.


Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas