Ekonomi

“Gara” e kompanive ajrore – 3 kompanitë që zënë 41% të tregut të fluturimeve





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:05 - 13/11/18 |
mapo.al

Kompania ajrore “Blue Panorama” mbizotëron tregun e fluturimeve, duke mbuluar fluksin më të madh të lëvizjes së pasagjerëve për muajin Shtator 2018, me një numër prej 55,817 pasagjerë ose 19% të totalit. Ndërkohë që, pas saj renditen “Albawings” dhe “Ernest S.p.A” të cilat kanë nga  11% ndaj totalit. Sipas të dhënave zyrtare, përqindjen më të madhe të tregut të transportit ajror për muajin Shtator vazhdon ta zotërojë Italia, duke zënë 49% të totalit dhe nga Turqia, me 10%.


Ajo që vihet re është tendenca në rritje nga viti në vit të numrit të pasagjerëve që udhëtojnë nëpërmjet ajrit përgjatë muajit Shtator.  Në total, për këtë muaj udhëtuar rreth 300 mijë pasagjerë, apo rreth 15 mijë më shumë në raport me shtatorin e vitit të kaluar. Ndërkaq, ajo që bie në sy për këtë muaj është edhe rritja e fluksit të pasagjerëve që kanë pasur fluturime charter.


Sipas të dhënave zyrtare, në raport me vitin 2017, gjatë shtatorit të vitit 2018 u regjistrua një rritje prej 61% të fluksit të këtyre pasagjerëve. Rritje në përqindje ka pasur gjithashtu edhe numri i pasagjerëve që kanë fluturuar me Charter ndaj totalit të pasagjerëve, e cila regjistrohet në nivelin 15%, nga 11% që ishte në 2016 dhe 2017-ën./SCAN




Etiketa: , , ,

Pas