Friday, February 3, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Gara për kreun e PD, Tomorr Alizoti shpreh kritika ndaj kandidatëve

by mapo.al
29/05/2021
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti në një intervistë për emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’ u ndal tek zgjedhjet brenda PD-së, ndërsa theksoi se nuk ishte dakord që ato të mbaheshin aq afër.

Alizoti theksoi se kandidatët për kreun e PD-së po fokusohen më shumë tek cilësitë personale që ka secili prej tyre dhe jo tek programi apo idetë për të drejtuar këtë parti.



Mes të tjerash Alizoti komentoi edhe vendimin e DASH për shpalljen non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha apo dhe kërkesa e maxhorancës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

PJESË NGA INTERVISTA

A ka nevojë PD për një reformim?

E gjithë Shqipëria, politika shqiptare ka nevojë për reformim urgjent dhe vendimtar. Nëse kjo shoqëri bashkë me këto parti do aplikojë një sistem, duhet të reformohet e tëra. Shoh në këtë garë diskutime mbi vlerat. PD nuk ka problem menaxhimi apo cilësish individuale të kryetarit, apo kryetarit të të nesërmes, por ka nevojë për ideologji. Ka nevojë për ideologji, vizion, politikë, ndaj grupeve sociale, që t’i kthejë në elektorat. Në këtë garë nuk e shoh.

Drejtuesi i PD-së, Basha në 8 vite nuk e solli në pushtet këtë parti. A ka përgjegjësi zoti Basha?

E di çfarë nuk më pëlqen në gjithë këtë, zbehja e procesit.

 

 

Ku u zbeh?

Mosdiskutimi i manipulimit realisht të votës. Nëse një garë nuk ka rregulla, një lojë dhe një garë quhet e tillë kur ka rregulla. Nga terreni ku kam qenë, kam këtë bindje, se këtu ka blerje masive të votës, ne nuk kemi rezultat real. Por PD ka hyrë në një garë të tillë, demokratët le t’i gjykojnë se kush është më i aftë që të çoj këtë parti në zgjedhje. Ajo çka s’më pëlqen në këtë garë është se nuk po shoh ide dhe vizion për të rinjtë, por po shoh debat mbi cilësitë personale.

A duhet të dorëhiqej zoti Basha?
Kjo është zgjedhja e tij. Nuk kam qenë dakord që kjo të zhvillohej kaq herët (zgjedhjet në PD të zhvilloheshin herët). Mendoj se ishte shumë shpejt. Kjo garë ishte shpejt. Gara ka filluar dhe unë thash një gjë që dua. S’po shoh diskutime mbi ide, vizion apo alternativa, por fjalime mbi cilësi personale. Një parti, si PS-ja, nuk është më e majtë. E majta objekt të saj ka klasën punëtore. PS është ultra-liberalë. Është parti e cila shtyp më shumë shtresat në nevojë. Dua që PD të jetë parti e djathtë, me konceptet e saj. Këtë quaj garë, kur njerëzit shprehin vizionin.

Ju mbështesni zotin Basha?
Jo unë nuk mbështes asnjë. Ku e lexuat ju? Dikush do e lexonte ndryshe. Nuk më pëlqen zbehja e manipulimit për të fituar kredo personale. Kjo nuk më pëlqen fare. Zgjedhjet në Shqipëri janë manipuluar fuqishëm.

Ish-kryeministri i Shqipërisë shpallet non grata nga DASH. Një koment?
Kjo është shumë e pakuptueshme, e paarsyeshme. Si një demokrat i vjetër, të gjithë demokratët e vjetër kanë dy perceptime; një pjesë që e urrejnë dhe një pjesë që e ‘dashurojnë’ si një dashur kozmike. S’ka në mes për zotin Berisha. Në situatën aktuale politikë i vetmi individ që ka siguruar pozicionin e tij histori të historisë së kombit shqiptar është Berisha. Kjo e thënë në politikë është gjë e madhe. Një njeri që është gjallë, që ka siguruar logon e tij politike, duke qenë gjallë. Të tjerët përreth tij se kanë siguruar. Për mua si demokrat është absurde.

A ka krijuar frikë ky vendim për zotin Berisha?!

Edhe mund të ketë krijuar, por unë e mendoj se nëse do të kishte njeri të etiketuar për korrupsion, Berisha duhet ë ishte i fundit ose nuk duhet të ishte fare. Ne si PD jemi dhe duhet të jemi parti pro amerikane. I gjithë suksesi i zotit Berisha është pro-amerikanizmi i tij. Kursi jonë duhet të jetë gjithmonë pro amerikan. Ai është pozicionuar në një vend të rëndësishëm të historisë shqiptare.
Ky vendim a e dëmton PD? A do kishte ardhur ky vendim nëse zoti Berisha nuk do të kishte kandiduar?
Këtë nuk mund ta them pasi kam shumë pak informacione për të arritur në konkluzion. Refuzoj kur nuk kam informacion. Nuk besoj se e dëmton PD-në, madje e bën më energjike. PD duhet të kapet tek vizoni i saj.

Çfarë qëndrimi duhet të mbante zoti Basha?

Zoti Basha duhet të mbante atë qëndrim që mbajti. Ky është qëndrimi më i mirë.

Si ju duk deklarata e zotit Nishani kur tha se ‘Zoti Basha e dinte për vendimin e DASH për Berishën”?

Kjo nuk është ndonjë deklaratë që tingëllon mirë. Zoti Nishani e di pse jo informacionin. Nëse ky është një vendimi i DASH, se e diti zotëria, pak rëndësi ka kjo. Kjo gjë ka ndodhur. Ku është problemi politik këtu. Dhe nëse e ka ditur, më duket non sens.

Çfarë beteje do të jetë ajo e PD-së në Kuvend?

Ka një rrugë të vështirë. Kombinimi i disa forcave, oligarkisë dhe mafias, e bëjnë të rrezikshëm, se Shqipëria ka pasur forca të tilla, por rreziku më i madh i demokracisë është kombinim i mafas me autoritarizmin. Qeveria krijoi kartele, grupe rivale që bashkohen për një qëllim të përbashkët, mbrojtja e pasurive dhe interesave të tyre. Kush ja ofron këtë?! Shteti! Ky krijon një rrezik të madh. Në këtë garë mund të hidheshin 100, 500 mln euro. Kjo parti pa u mbështetur nga një pjesë e madhe dhe këta partiakë demokratë nëse do të bien në cic-micet e tyre, kanë humbur betejën e atij populli, i cili duhet të dalë në rrugë për të hequr një qeveri të paprecedentë. PD-ja nuk përçahet. Partisë i bën mirë kritika. Nuk është problemi në PD kryetari apo kush do të vijë, por alternativa, zgjidhja. Nuk duhet të kthehet partia në një luftë të brendshme. Elitat nuk duhet të merren me veten. Elita e PD duhet të përçojë këtë vizion tek njerëzit.

Ka pasur edhe nga ata aleatë që kanë pranuar zgjedhjet…
Ai e ka perfeksionuar sistemin, ça të themi. Merr njeriun më të mirë që ka bota, ai e ka perfeksionuar sistemin, ta merr. Futu në garë dhe të nxjerr me zgjedhje. Ne gjendemi në një proces demokratik të vështirë. Është e vështirë që të fitosh zgjedhjet me këtë inxhinieri.

A do të shkarkohet zoti Meta?

Nëse Ramën e quajta një profesionist për blerjen e votës, këtu e quaj një diletant politik që kërkon që të kapi diçka. Ai mund të ishte profesionist në qeverisje dhe mos të merrej me blerje. Mund të bënte një super zhvillim në Shqipëri dhe mund ta votonin njerëzit. Por ai përfshin të fortët, që rrahin në rrugë pleqtë. Ç’punë ka një gangster në qendrat e votimit? për të vjedhur votat. Një pushtet total shumë shpejt rrëzohet. Në gjithë këtë proces, gjeja atipike në historinë politike të tij, është heshtja e tij. Ai dihet, të fyenim, të bullizon, tani është fshehur. Nuk është më Rama i parazgjedhorit, i 4-vjeçarit. Nuk është më ai, ne e ndjejmë. Kur shoqëria të veprojë bashkë me opozitën, të ketë lidhje direkte, qeveria është drejt fundit.

Tags: garapër kreun e PDshpreh kritika ndaj kandidatëveTomorr Alizoti

JU SUGJEROJME

Çmimi Kadare 2023/ Juria e re me shkrimtarë e gazetarë nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut
Kryesore

Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj

01/02/2023
Aleksandër Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Bota

Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij

28/01/2023
PS mbledh sot Grupin Parlamentar për emrin e ri të presidentit
Kryesore

PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Next Post
Tushemisht- Ishin në ekspeditë me shkollën, helmohen dy vajza nga Tirana

Tushemisht- Ishin në ekspeditë me shkollën, helmohen dy vajza nga Tirana

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj
  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]t.edu.al

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In