Tuesday, May 17, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Gara për Kryeprokuror/Marku: Pse nuk arrita të përmbush pritshmëritë

by ro ot
13/11/2019
in Aktualitet, Kryesore
0

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nisur intervistimin me kandidatët për Kryeprokuror, ku e para është Arta Marku.

Marku, e cila prej dy vitesh është kryeprokurore me mandat të përkohshëm, tha se ka punuar në një terren të vështirë, për shkak edhe të mungesës së hallkave në sistemin e drejtësisë.

“Ka qenë një periudhë jo e lehtë, pasi i gjithë sistemi ishte në reformim të thellë. Edhe sot mungon Inspektori i Lartë i Drejtësisë. Ka qenë një terren aspak i lehtë për të punuar. Nuk mund të kesh rezultate të dukshme nëse mungojnë disa nga hallkat e sistemit”, u shpreh ajo.

“Pritshmëritë e publikut kanë qenë shumë të larta, megjithatë për shkak të kompetencave të kufizuara jam e sigurt që këtu nuk kam arritur t’i realizoj pritshmëritë. Por askush nuk është kujdesur gjatë kësaj kohe që të sqarojë se roli i Prokurorit të Përgjithshëm ka ndryshuar, dhe nuk është prokurori i plotëfuqishëm që kishte në dorë hetimin, gjykimin, që kishte në dorë gjithçka, por është një prokuror më tepër me një rol simbolik për sistemin në tërësi dhe të munguar në hetimin e çështjeve konkrete. Këtu mendoj që nuk i kam realizuar pritshmëritë e publikut, por kjo nuk ka qenë as për fajin tim, as për shkak të aftësive të mia profesionale dhe as për shkak të vullnetit tim. Por ka qenë për shkak të kompetencave ekzistuese që ka Prokurori i Përgjithshëm dhe për shkak të reformës në zhvillim e sipër, sepse kam vepruar në një terren pa asnjë institucion kushtetues nga këto të rejat”, tha më tej Arta Marku.

Më pas do të intervistohen edhe kandidatët Fatjona Memçaj dhe Prokurori i Krimeve të Rënda Olsian Çela.

Kreu i KLP njoftoi në hyrje të seancës se pas prezantimit do të bëjnë pyetje dhe partnerët ndërkombëtarë që kanë ndjekur procesin.

*Fotot nga Florion Goga

Tags: Arta Markugara per kryeprokuror

JU SUGJEROJME

Ushtarët e Azovstal evakuohen me autobus
Bota

Ushtarët e Azovstal evakuohen me autobus

16/05/2022
Zelensky: Shteti ynë nuk do të jetë më viktimë
Bota

Zelensky: Shteti ynë nuk do të jetë më viktimë

16/05/2022
Salianji: PD e ka lënë autokratin ta zgjedhë vetë Presidentin në raundin e katërt
Aktualitet

Salianji: PD e ka lënë autokratin ta zgjedhë vetë Presidentin në raundin e katërt

16/05/2022
Ja se kush është kryeministrja e re e Francës
Bota

Ja se kush është kryeministrja e re e Francës

16/05/2022
Next Post
Korçë/ Përplasen dy makina, njëra devijon drejt një dyqani (Video)

Korçë/ Përplasen dy makina, njëra devijon drejt një dyqani (Video)

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Kardiologu zbulon pagën që marrin në Gjermani, ja pse ikin mjekët dhe infermierët
  • Ushtarët e Azovstal evakuohen me autobus
  • Zelensky: Shteti ynë nuk do të jetë më viktimë
  • Media austriake i përmendi ndërhyrjet plastike Monika Kryemadhit
  • Bora Zemani dhe Donald Veshaj marin pjesë në të njëjtin eveniment



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In