Gara për në BE: Shqipëria dhe Maqedonia parakalojnë Malin e Zi dhe Serbinë

Komisioneri i Bashkimit Europian për zhvillimin, Johaness Hahn në një intervistë për median gjermane “Welt”  ka folur mbi situatën në Balkan. Në fjalën e tij, Hahn është shprehur se mes vendeve të rajonit përveç konflikteve ka edhe një garë se kush do të progresojë më shpejt drejt BE-së.

“Për një kohë të gjatë një hap para të tjerëve ishte Serbia dhe Mali i Zi, ndërsa tani është Shqipëria dhe Maqedonia,” tha Hahn.



“Ka përparime në fushën e sundimit të ligjit, në luftë kundër korrupsionit, në zhvillimin ekonomik. Ajo që do të na pëlqente të shihnim do të ishte një histori e qëndrueshme suksesi në sektorë të caktuar. Prandaj preferoj të flas për një proces dhe jo për negociata: nuk është fjala që të mbarojmë pika të ndryshme dhe të themi: kemi miratuar këtë ose atë ligj. E rëndësishme është që në fund të fundit ato t’i zbatojmë. Dhe këtu ne dëshirojmë të shohim më shumë përparime në luftën kundër korrupsionit, si dhe një drejtësi më të fortë, më të pavarur dhe më transparente. Një shembull është Shqipëria: atje miratuan një reformë shumë të gjerë të drejtësisë dhe tani janë në fazën e zbatimit”.

Ndër të tjera, Komisioneri për Zgjerim ka folur edhe për Kosovën. I pyetur se çfarë konfliktesh fondamentale duhet të zgjidheshin në mënyrë që vendet e rajonit të bashkoheshin.

“Serbia dhe Kosova duhet të zgjidhin mosmarrëveshjen e tyre. Në përgjithësi, ende duhet të bëhen përparime të konsiderueshme në të drejtat themelore. E fundit por jo më pak e rëndësishme, vendet e BE-së duhet të binden se pranimi premton më shumë stabilitet, tregje të reja dhe më shumë prosperitet për të gjitha palët”.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252