fbpx

Aktualitet

Gara shpejtësie në Tiranë-Elbasan, policia bën apelin e fortë/ VIDEO





               Publikuar në : 09:05 - 17/11/19 |
mapo.al

Duke u bërë apel të fortë drejtuesve të mjeteve, policia e Tiranës ka mbajtur në kontroll gjatë natës në rrugën Tiranë-Elbasan, ku ka kapur shoferë me shpejtësi deri në 173 km në orë.


rrugore



“Disa nga shkrepjet e shpejtësi matësit gjatë kontrolleve policore për rritjen e sigurisë, shënojnë nga 158-173 km/h, kur përgjatë gjithë javës, ky segment, ka qenë objekt kontrolli gjatë gjithë kohës dhe për një javë, mbi 135 drejtues mjetesh, kanë humbur të drejtën për të drejtuar mjetin disa muaj, vetëm për të fituar disa sekonda më shumë drejt destinacionit të tyre, që nëse diçka me mjetin apo me rrugën shkon keq, me një shpejtësi të tillë, mund të jetë dhe udhëtimi i fundit🚑.”- apelon policia.


POSTIMI I POLICISE

Po ndodh

Vijojmë kontrollin me Policinë Rrugore të Tiranës në rrugën Tiranë-Elbasan dhe anasjelltas, në segmentin ku evidentohet shpejtësi e lartë dhe manovra të rrezikshme, në një rrugë ku risku për tu përfshirë në ngjarje rrugore është i madh, pikërisht për shkak të këtyre shkeljeve.

Disa nga shkrepjet e shpejtësi matësit gjatë kontrolleve policore për rritjen e sigurisë, shënojnë nga 158-173 km/h, kur përgjatë gjithë javës, ky segment, ka qenë objekt kontrolli gjatë gjithë kohës dhe për një javë, mbi 135 drejtues mjetesh, kanë humbur të drejtën për të drejtuar mjetin disa muaj, vetëm për të fituar disa sekonda më shumë drejt destinacionit të tyre, që nëse diçka me mjetin apo me rrugën shkon keq, me një shpejtësi të tillë, mund të jetë dhe udhëtimi i fundit🚑.

Vajza dhe djem, etja për shpejtësi duhet limituar në raport me dispozitat ligjore, shkelja e të cilave, veç rrezikut permanent për ju dhe të tjerët, do ju penalizojë duke ju lënë pa leje drejtimi për një kohë të gjatë, pasi 👮🏻‍♀, do jetë aty📸, për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë dhe çmendurisë në rrugë.

# NdajKujdesuPërVeten

#RespektoRregullat 🚔🚓


Etiketa: ,

Pas