Sunday, July 3, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Garanci nga dy shtete, Hashim Thaçi kërkon në Hagë lirimin me kusht

by mapo.al
23/07/2021
in Aktualitet, Kryesore, Rajoni
0

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kërkon zyrtarisht lirimin nga paraburgimi në Hagë. Avokati i tij, Gregory Keohe, dërgoi në Gjykatën Speciale, parashtresat e nevojshme.

Në to, përveç kundërargumentimit të fakteve të paraqitura nga Prokuroria, jep detaje edhe për ofrimin e garancive për lirimin e Thaçit nga paraburgimi.

“Më e rëndësishmja, që nga Vendimi i Parë, mbrojtja për Z. Thaçi tani ka marrë garanci me shkrim nga dy shtete, (“Shtetet e Treta”), njëri prej të cilëve është një shtet kontribues, për të lehtësuar lirimin e z. Thaçi në territoret e tyre përkatëse”, thuhet në argumentet e avokatit të Thaçit.

Megjithatë nuk dihet me saktësi se cili shtet ka hyrë garantor për t’i mundësuar ish-presidentit të Kosovës lirimin nga paraburgimi dhe mbajtjen në arrest shtëpiak. Më herët u përfol që një prej tyre të ishte dhe Sllovenia, të paktën nga sa kanë raportuar mediat e këtij shteti.

Por ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar. Avokati i Thaçit kritikon dhe trupën gjykuese të Gjykatës Speciale duke theksuar se gabimi në llogaritje për mbajtjen e Gjyqit, ka dëmtuar rëndë imazhin e ish presidentit, i cili ka mbi 8 muaj në paraburgim.

“Gjatë kësaj periudhe tetë mujore, fusha e mbështetjes politike për z. Thaçi dhe ndikimi i tij në Kosovë janë avulluar kryesisht, me zgjedhjet e shkurtit 2021 që e vendosin ish-presidentin në pozicionin më të dobët të karrierës së tij politike”, vijon avokati i ish-presidentit të Kosovës.

Hashim Thaçi dha dorëheqjen më 5 nëntor të vitit 2020 nga posti i presidentit për t’u përballur me akuzat në Hagë për krime lufte dhe kundër njerëzimit.

Gjyqi kundër tij parashikohej të niste verën e këtij viti, por keq llogaritja kohore ka bërë që ende të mos caktohet një datë për seancën e parë gjyqësore.

Me shumë mundësi ajo do të mbahet vitin e ardhshëm për shkak të vonesave të shumta në procedura.

Tags: Gjykata e HagesGregory Keohehashim thacikrime lufte

JU SUGJEROJME

Tenton me mish e me dhëmbë për ti shpëtuar arrestimit, burri përfundon në det: Më lini të vdes
Bota

Tenton me mish e me dhëmbë për ti shpëtuar arrestimit, burri përfundon në det: Më lini të vdes

03/07/2022
Zelensky: Ukraina do të sjellë viza për qytetarët rusë
Bota

Zelensky bën thirrje për ndihmë në rindërtimin e Ukrainës pas mbarimit të luftës

03/07/2022
Aksident fatal/ Autobusi i mbushur me njerëz bie në greminë, lëndohen 19 persona
Bota

Aksident fatal/ Autobusi i mbushur me njerëz bie në greminë, lëndohen 19 persona

03/07/2022
E rëndë në Tiranë / Ushtruan dhunë ndaj grave, arrestohen dy persona
Aktualitet

E rëndë në Tiranë / Ushtruan dhunë ndaj grave, arrestohen dy persona

03/07/2022
Next Post
Dua Lipa ve tullën e parë, këngëtarja financon ndërtimin e kopshtit në Tiranë

Dua Lipa ve tullën e parë, këngëtarja financon ndërtimin e kopshtit në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     


Më Të Lexuarat

  • Tenton me mish e me dhëmbë për ti shpëtuar arrestimit, burri përfundon në det: Më lini të vdes
  • Zelensky bën thirrje për ndihmë në rindërtimin e Ukrainës pas mbarimit të luftës
  • Aktorja e njohur i jep fund beqarisë, njihuni me partnerin e saj
  • Aksident fatal/ Autobusi i mbushur me njerëz bie në greminë, lëndohen 19 persona
  • Dënoi gazetarin për tre muaj, reagon Rama pas kritikave: Askush nuk do t’ju thotë “plaç”



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In