Aktualitet

“Garancia sovrane 2” shtyhet deri në fund të shtatorit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:46 - 02/08/20 |
mapo.al

Ministrja e financave, Anila Denaj ka bërë të ditur se është aprovuar shtyrja e Garancisë Sovrane 2 deri në fund të muajit Shtator.


“Vijojmë të ndërmarrim masat e duhura për lehtësimin dhe zbutjen e efekteve ekonomike për cdo biznes në këtë situatë. Kjo garanci sovrane aplikohet për Bizneset në të gjithë sektorët e ekonomisë dhe për nevoja në kapital qarkullues dhe investime”, tha ministrja në faqen e saj në fb.


Deri tani nga fondi total i garancisë së dytë sovrane prej 15 mld lekë janë miratuar 3.1 miliardë lekë, ose një përdorim i fondit prej rreth 20%.


Kujtojmë se nga garancia sovrane përfituan 10 biznesmenë të cilët njihen si njerëz të afërt me kryeministrin Edi Rama pasi kanë në zotërim koncesionet.


LEXO EDHE: 

Koncesionarët e qeverisë, përfituesit e mëdhenj të fondit të garancisë sovrane


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas