Aktualitet

“Garantor” i grupit Habilaj, ish Drejtori i Policisë Vlorë kërkon mbylljen e hetimeve




               Publikuar në : 11:59 - 11/02/19 |
mapo.al

Nga arratia ish-Drejtori i Policisë Vlorë Jaeld Çela, ka kërkuar mbylljen e hetimeve ndaj tij. Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të shtyjë seancën për në datën 14 shkurt. Jaeld Çela sipas dosjes së Prokurorisë ishte “garantor” i grupit Habilaj, në mënyrë që ata të punonin pa u shqetësuar në trafikun e kanabisit nga Vlora drejt Italisë.


Avokati i Jaeld Çelës ka theksuar se kërkon kohë të njihet me provat.

Çela vijon të jetë në arrati prej më shumë se një viti, ndërsa Krimet e Rënda do të shqyrtojnë kërkesën e tij në datën 14 shkurt, pavarësisht se me 30 janar u caktua të jetë data e sotme. Ish-zyrtari i policisë është shpallur në kërkim bazuar në një masë sigurie “arrest në burg” në mungesë në nëntor 2017.

Sipas hetimeve, ish-drejtori i Policisë ka mbajtur në përdorim 3 numra telefoni, në të cilat rezulton se ka komunikuar me Florian Habilajn dhe Gentian Cekën, që është shoferi i ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Ndaj Jaeld Çelës rëndojnë akuzat e “Trafikut të narkotikëve”, “Grup i strukturuar” dhe “Shpërdorim detyre”.


Etiketa: , , , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas