Kryesore

Garat e ‘F1’/ Hamilton niset nga “pole position”, Vettel nga vendi i tretë





               Publikuar në : 09:08 - 16/09/18 |
mapo.al

Mbreti i pasdites së të shtunës në Singapor ishte Lewis Hamilton, i cili rrëmbeu në një pistë ndërqytetase si ajo e “Marina Bay” për të shtatën herë në këtë sezon “pole position”-in.


Britaniku i Mercedesit e ndali kronometrin në një kohë rekord, prej 1 minutë, 36 sekonda dhe 15 të mijëtat, duke lënë pas krahëve të gjithë të tjerët, duke nisur nga Max Verstappen me Red Bull, e më pas rivalin e tij kryesor për titull, Vettel, me kohën e tretë më të mirë.



Gjermani i Ferrarit nuk arriti të shkëlqente në momentin më vendimtar të provave zyrtare kualifikuese, për pasojë do t’i duhet të ndjekë nga pas Hamiltonin në garën e sotme.


Në krah të tij, në vijën e nisjes do të jetë Mercedesi tjetër i Bottasit, ndërsa nga radha e tretë do të nisen Raikkonen dhe Ricciardo.

<
>
DnJ1xb8XsAE6O1j DnJ7tXIX4AUKciX DnJI0fgXoAAvhhW DnJILYHWsAAOW_M DnJn0lNXcAUHlIW DnJp9Q9X4AAgZ54 DnKF7dhXoAAuEw4 fd9820b3497f41f73173ab989903df06_169_l dddddd-5


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas