Aktualitet

Garda e FA te shtëpia e Klodian Tanushit, familja çel dyert e mortit









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:43 - 11/05/19 |
mapo.al

Anëtarë të Gardës së Republikës, Forcave të Armatosur miq dhe të afërm të Klodian Tanushit i cili humbi jetën në krye të detyrës mnë Letoni janë të pranuishme në banesën ku jetojnë familjarët e tij.



Mësohet se anëtarët e Gardës dhe të FA ndodhen që prej orëve të mbrëmjes së kaluar në banesën Tanushit ndërkohë që sot në mëngjes janë parë të kryejnë vizita edhe drejtuesit e shtabit.


Ndërkohë në videon dhe fotot e mëposhtme shihen miq dhe të afërm të major Tanushit që kanë shkuar në banesën ku jetojnë familjarët e tij për të shprehur ngushëllimet për humbjen e madhe.




Kujtojmë, se Tanushi mbeti i plagosur nga shpërthimi gjatë demontimit të një mine së bashku me rreshterin Julian Kapaj, shpërthim në të cilin edhe nëntetarja Zarife Hasanaj humbi jetën.



Major Klodian Nikolla Tanushi kishte lindur në Dibër më 31.10.1980, dhe ishte fëmija i parë i familjes Tanushi. Ai ishte i martuar dhe prind i tre fëmijëve (dy djem dhe një vajzë) përkatësisht 14 vjeç, 11 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë, ndërsa bëhet me dije se kishte ikur në një mision 6 mujor të NATO-së në Letoni që në dhjetor të 2018.


LEXO EDHE:

Ndërron jetë ushtaraku tjetër shqiptar në Letoni Klodian Tanushi

1


Etiketa: ,

Pas