Kronika

Gardisti vret gruan/ Fqinjët tregojnë momentin e tmerrit për vajzën e vogël






               Publikuar në : 17:28 - 12/02/19 |
mapo.al

Ditët e para të muajit shkurt shënojnë dy vrasje. Një javë më parë Vlora u trondit me mbytjen e gruas nga duart e bashkëshortit.


Një tjetër grua bëhet viktimë e krimit në familje. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në katin e katërt të një pallati në zonën e Alliasit, në Tiranë.

Në orët e para të mëngjesit të së martës, Alket Arapaj, punonjës i Gardës, vrau me armën e shërbimit bashkëshorten e tij, Ervilma Seferin.

Fqinjët shfaqen të tronditur përpara kamerave të mediave si dhe tregojnë përballjen me vajzën e vogël të çiftit.

“Nuk kishim dëgjuar kurrë ndonjë grindje. Shkonin në xhami, faleshin. Vajza në shtëpi ishte, flinte gjumë ajo fëmijë. Doli në mëngjes pastaj, e mori një nga njerëzit e të shoqes. Edhe i tha burri “të keqen gjyshi. Po fle mami gjumë”, thotë një banore e pallatit.

“Se si i kanë pasur brendësitë familjare nuk e di, por sa kohë kemi ne këtu, ata familje shumë, shumë e mirë”, thotë një tjetër.

Arsyeja që kishte çuar në vrasje mendohet se është puna që 36-vjeçarja kishte nisur prej dy muajsh në rrobaqepësi.


Etiketa: , , ,

Pas